“Vera e vjetër” Lebron Xhejms mund Juta Xhazin për Lejkërsat!

Natyrisht që ai nuk luajti vetëm, por me 33 pikë, 8 topa në tabela, 6 asistë e 2 vjedhje topi, ishte më i miri në fushë. Nëse Los Anxhelos Lejkërsat kanë ndonjë shans sado të vogël që të mendojnë për titullin këtë sezon, arsyeja e vetme është Lebroni, edhe pse ekipi ka në përbërje edhe Entoni Dejvisin dhe Rasëll Uestbrukun. Dejvisi, për fat të keq, pësoi lëndim sërish në kavilje dhe luajti vetëm 17 minuta afërsisht, në të cilat shënoi plot 17 pikë. Po 17 edhe për Uestbrukun, që kapi 7 topa në tabela e dha 6 asistë. Kjo përpjekje me në krye Xhejmsin bëri që të përballohej Juta Xhazi, një skuadër që është treguar superiore ndaj Lejkërsave. Donovan Miçëll udhëhoqi miqtë në Arenën në LA me 37 pikë, 3 topa në tabela, 5 asistë e 4 vjedhje topi. Në renditje, Juta është në vend të 4-ët  në Perëndim, ndërsa Lejkërsat janë të 9-ët po në Perëndim.

Sfidanti.al