Në fund të ndeshjes ndaj Realit, publiku në “Parkun e Princave” ishte në këmbë, por jo për superyllin që ishte mësuar të kishte gjithë vëmendjen. Kilian Mbapeja ishte heroi i ri dhe Lionel Mesi shkoi drejt tunelin si një lojtar krejt i zakonshëm. Argjentinasi, që trajneri i Barcelonës Ksavi e quan sërish “lojtarin më të mirë të historisë së futbollit”, ishte thuajse “anonim” dhe mori një notë të dobët nga mediat kërkuese franceze, me në krye “L’Ekipin”. Përpara ndeshjes, e përditshmja spanjolle “El Pais” botoi një histori duke aluduar se Gerard Pike e kishte këshilluar Barcelonën verën e kaluar që ta hiqte qafe Mesin. Një moment shumë i vështirë për ish-kapitenin katalanas, që nuk dihet nëse mund t’i afrohet ndonjëherë formës që ka pasur dikur.
Sfidanti.al