Çelsi “peshon” Brojën, shqiptari mund t’i kursejë 100 milionë euro!

Për herë të parë po flitet për një mundësi të tillë. Armando Broja mund ta konsiderojë të ardhmen edhe larg Çelsit të Londrës, ndërsa Sauthemptoni me Arsenalin po përplasen fort për kartonin e tij. Mediat angleze informojnë se, sipas burimeve pranë sulmuesit të kombëtares shqiptare, ai po mendon se ndoshta do të ishte më mirë për karrierën e tij që të mos e presë gjatë Çelsin. Kampionët e Europës dhe të botës zotërojnë kartonin e 20-vjeçarit, të cilin e kanë huazuar për një vit tek Sauthemptoni, ndërsa trajneri Tuhel dhe drejtoresha Granovskaja ende nuk janë bindur plotësisht për të marrë një vendim. Broja është tepër i ri dhe po bën një paraqitje shumë të mirë në Angli, dhe shpresa e Bluve të Londrës është që ai të kthehet në një golshënues të nivelit botëror, gjë që do t’i kursente klubit të paktën 100 milionë euro. Gjithsesi, futbolli nuk është shkencë ekzakte dhe dyshimet mbeten për drejtuesit në “Stemford Brixh” që nuk e kanë problem të marrin Lukakun, Vernerin apo të synojnë Halandin.

Sfidanti.al