Skuadra po kthehej nga Lisbona dhe atmosfera ishte shumë e mirë pas fitores 5-0 në Ligën e Kampionëve. Shqetësimi ekzistonte, edhe pse i fshehur thellë në mendimet e futbollistëve të Mançester Sitit që e kishin rutinë një fluturim ajror, diçka që e bëjnë me dhjetëra e dhjetëra herë çdo vit. Gjithsesi, dita qëlloi e keqe sepse aeroplani i tyre çarter pati vështirësi për t’u ulur në aeroportin e Mançesterit. Pamjet filmike të botuara nga mediat britanike tregojnë sesi erërat e fuqishme nuk lejuan pilotët ta drejtonin avionin siç duhet, ndërsa mjeti fluturues kishte vështirësi të çante përpara dhe lëkundej. As fuqia e plotë e motorëve nuk ndihmoi, ndërsa në fund të fundit në zbritje nuk duhet kjo gjë. Sidoqoftë, tragjedi nuk pati siç ndodhi në 1958 kur avioni i Mançester Junajtidit u rrëzua në ngritje në aeroportin e Mynihut në Gjermani. Pilotët kishin karburant mjaftueshëm dhe vendimi logjik ishte të uleshin në një aeroport me mot më të qetë, e kjo gjë u bë në Liverpul.
Sfidanti.al