Klopi bëhet i 8-ti trajner me 50 fitore në Champions, por sa larg Fergit!

E meriton të jetë pjesë e një grupi shumë të vogël të specialistëve të stolit që ndahen “veç” nga të tjerët. Jurgen Klop arriti fitoren e 50-të në karrierë në Champions, diçka që e ka bërë me Dortmundin dhe Liverpulin, duke pasur 3 finale dhe një trofe. Tekniku gjerman është i 8-ti trajner në historinë e këtij konkurrimi që arrin deri në 50, dhe i pari gjerman, pasi nuk ia ka dalë as Otmar Hicfeld, as Jup Hajnkes apo Udo Lateku. Gjithsesi, Klopi është shumë prapa kreut. Në vend të parë është Sër Aleks Ferguson me 102 fitore me Mançester Junajtidin, në vend të dytë Karlo Ançeloti me 94 fitore (Juventus, Milan, Real, Bajern, Paris SG, Çelsi), ndërsa në vend të tretë Pep Guardiola me 91. Këta të dy edhe mundet që ta arrijnë Fergusonin, sidomos katalanasi.

Sfidanti.al