Shaka e Mbapesë kur vuri në dyshim dëmtimin e Benzemasë

Të dy janë francezë dhe këto kohë po luajnë bashkë në kombëtare. Kilian Mbape dhe Karim Benzema janë një dyshe nga më të mirat e sulmit, edhe pse të ndarë në skuadrat e klubeve, ndërsa u përballën në Paris për ndeshjen e Champions, PSG-Real. Televizioni francez TMC i shoqëroi me kamera në nisje të ndeshjes kur dy patriotët patën një bisedë të shkurtër, të cilën e filloi Mbapeja duke pyetur Benzemanë. “Si je, a nuk je i dëmtuar? – tha Mbapeja duke shprehur habinë që Karimi ishte në formacion. “Po, jam pak”, – tha madrileni, por gjithsesi Kiliani nuk e besoi. “Ti, gënjeshtar, ik mbushur!” Benzemasë nuk i mbeti tjetër veçse të përgjigjej me shaka. “Ti je i çmendur”, – i tha sulmuesi i Realit, ndërsa më pas futbollistët dolën në fushë për të filluar ndeshjen.

Sfidanti.al