Kingsli Koman është mësuar të shënojë gola të rëndë për këtë ekip. Dy vjet më parë, një rrjetë e tij realizuar me kokë i dha Bajernit trofeun e 6-të të Championsit në histori, ndërsa këtë herë nuk i dha ndonjë kupë, por shpresën për ta ngritur atë në Shën Peterburg në finalen e 28 majit. Bavarezët e trajnerit Nagelsman, me mjaft mungesa e me shumë dyshime e probleme, ishin hija e vetvetes dhe mund të quhen me fat që morën barazimin 1-1. Adamu i dha avantazhin shpejt austriakëve (21’) që ishin për herë të parë në një nivel të tillë, dhe nuk u duken aspak keq, pavarësisht moshës së re dhe mungesës së përvojës.
Natyrisht, gjermanët bënë shumë më tepër, edhe sepse cilësia e tyre ishte krejtësisht superiore, por edhe sepse ata ishin në dizavantazh për mbi 70 minuta. Topi u mbajt 63 për qind, pati 22 gjuajtje drejt portës (11 Salcburgu) dhe 9 në kuadrat (5). Kornet ishin 10-5, por përfundimi ishte barazim. “Ne nuk ishim aq mirë sa duhet në pjesën e parë, – pranoi mesfushori Xhoshua Kimih, – nuk luftuam siç duhet për të fituar duelet, dhe kjo bëri që Salcburgu të mbetej i rrezikshëm. Pas pushimit e kontrolluam më mirë ndeshjen dhe ushtruam presion. Barazimi është shumë i mirë për ne”.
Bajerni (3-4-2-1): Ulrajh, Pavar, Zyle, Hernandez, Gnabri (Çupo-Moting 78’) , Kimih, Toliso (Zabicer 80’), Koman, Myler, Sane, Levandovski.
Sfidanti.al