Është kohë drejtorësh, nuk është kohë futbollistësh. Edhe futbolli, tamam si një parti e fshehur brenda topit, mburret më shumë me kollaret dhe me ata që veshin kostumet sesa me misionaret e fushës. Kur Partizani , gjatë sezonin që mbaroi , shiti 3 “mosketireët” që mbanin gjallë ekipin, lindi autobatuta e kuqe : shitëm futbollistët, po mbajmë drejtorët! Pasi janë 3 të tillë ne ekip..
Po flitet këto ditë se drejtori sportiv i Vllaznisë, Osmani , të cilin në Shkodër e bekoi vetë presidenti Duka, duke u premtuar se është një blerje për titull, do të shkoka në Vlorë te Flamurtari. Po në Vlorë e pret Sinan Idrizi, i vetmi në llojin e tij, që ka përdhjerë rregullisht “porositë” dhe portretin e udhëheqësit të futbollit tonë të lodhur!
Duket si anektodë, por Osmani thotë se me Idrizin janë takuar në Kryemenistri. Si ka mundesi? Pse jo në shtëpinë e futbollit, në zyrat e FSHF-së, ku hapësira për të luajtur dhe për të biseduar lakmohet edhe nga vetw stadiumi “Arena Kombëtare”. Po pse u takokan në tempullin e politikës, një administrator klubi dhe një drejtor sportiv. Sepse këtë herë nuk do të bëhet luftë me Flamutarin, thuhet se do të puthen prapë armiqtë e vjetër. Edhe vlonjatët kanë dhënë fjalën se do ta hedhin ne zjarr atë parrullën “armike” shkruhej .. “Pulave u ka hije të kakarisin në kotec”…
Sfidanti. al