Racing Santander ngjitet në LaLiga pas 14 vjetësh

Racing Santander ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit spanjoll pas plot 14 vjetësh mungesë, duke kurorëzuar një sezon fantastik në kategorinë e dytë. Skuadra nga Kantabria dominoi kampionatin pothuajse nga fillimi deri në fund, duke treguar forcë dhe vazhdimësi, sidomos në repartin ofensiv, ku shfaqi statistika mbresëlënëse. Edhe pse pati momente të vështira dhe disa humbje që vunë në dyshim projektin, Racing-u arriti të reagonte dhe të ruajë ritmin drejt objektivit madhor.

Ndeshja e fundit e klubit në LaLiga kishte qenë më 13 maj 2012, kur pësoi humbje 4-2 ndaj Osasuna-s në “El Sardinero”. Ai sezon ishte katastrofik për klubin, i shoqëruar me probleme sportive dhe institucionale, teksa Racingu ndryshoi tri herë trajner dhe u përball me vështirësi financiare që e çuan pranë zhdukjes.