Gara e Moto GP në pistën e Montmelo në Spanjë u kthye në një skenë ankthi për pilotët dhe tifozët, pasi dy aksidente të rënda tronditën të gjithë të pranishmit dhe lanë në plan të dytë rezultatin sportiv.
Dy pilotë përfunduan në spital pas përplasjeve dramatike, fatmirësisht pa rrezik për jetën.
Përfundon takimi i FIFA-s me Iranin, merret vendimi për Botërorin
Aksidenti i parë ndodhi në xhiron e 12-të, kur Aleks Markez me Ducati tentoi të shmangte motorin KTM të Pedro Akostas, i cili po përballej me probleme teknike në pistë. Spanjolli humbi kontrollin e motorit, doli jashtë piste dhe u përplas me shpejtësi të madhe me barrierat mbrojtëse.
Pamjet e incidentit shkaktuan panik te spektatorët dhe vetë pilotët, pasi Markez fluturoi në ajër para se të përfundonte dhunshëm në tokë. Gara u ndërpre menjëherë dhe piloti u transportua me urgjencë në spital. Më vonë u konfirmua se ai kishte pësuar trauma dhe disa fraktura, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

