Do ta lindim një kampione, por vramë me dashje  të… shtunën dhe të dielën!

Teuta apo Partizani do të shpallet kampion? Na duket  si dilemë, por mund të jetë edhe trilemë  nëse nuk shpërfillen edhe kartat e Laçit në vallen për titull. Sido që ta ketë emrin ekipi kampion,  “çunat e sistemit” e kanë trilluar mjaft “besueshem”   skenarin e deritanishëm, pasi është një sezon  unikal, ku vetëm orakujt  e zyrave e dinë fundin e filmit.  Një film që ka mbërritur në 4 javët e fundit, ku  një zot e di se çfarë mund të ngjasë, pasi  mëson se ndeshjet do të  luhen me një “sistem klandestin”  të fshehura në ditët e javës,  duke injoruar ditët më të bekuara të futbollit, të shtunat dhe të dielat.

Dhe në një kampionat që u trazua thellë  kalendari,madje u bë  lesheli, për shkak të bojkotit 8 javor, pse të luajmë kukafshehti në 360 minutat e fundit?  Duket se është një mendje diabolike që kujdeset për “vaksinimin”  e popullates së mbijetuar të futbollit,  së cilës nuk i mjafton boshatisja e stadiumeve nga tifozët për shkak të pandemisë, por  kurdis marifetin që javët e fundit të humbin nga sytë, të kenë sa më pak dëshmitarë!

Sfidanti.al