Porta e Dinamos , nëse do të kishte gojë, do të mallkonte ditën kur trajneri Shkëmbi i lejoi vetes deklaratën që solli mallkimin me gola, kur tha se.. Dinamo nuk kishte ardhur për të mbijetuar, por për të dalë kampion! Dhe askush nuk pati mëshirë: 6 gola nga Vllaznia, 4 gola nga Tirana dhe 5 gola nga Laçi. Pra, 15 gola në 3 ndeshje, një rekord me ngyrë të errët , një leksion shpartallues për të kuptuar mësimin e vjetër se kur vjen nga poshtë, mos u ngjit me fjalë shumë lart se thyen kokën..
Kjo ndeshja e fundit me Laçin, sepse na ngacmoi kujtesën me atë ndeshjen e Kombëtares në Anglinë., kur na u vërsulën në pjesën e parë , duke na hedhur “nokaut me gola” dhe në të dytën ..shyqyr zotit u frenuan nga ..keqardhja. Ndërsa Laçi, e mashtroi Dinamon me lirinë që i fali në pjesën e parë, dhe e shpërfytyroi Dinamon me lojë e me gola në pjesën e dytë, aq sa duket ngushëlles fakti që në fund mbetën vetëm me ..5 gola! Një humbje që po të mos preket me dorë tek çdo plagë, ( jo vetëm në mbrojtje) paralajmëron se ditë edhe më të këqia mund të vijnë dhe historia me rikthimin e nëndetëses pas 9 vitesh të rezultojë një përrallë me ngjyrë blu..!
Sfidanti.al