A mund ta besoni? “Dështaku” Everton ka shpenzime mbi Realin e Bajernin

Në pesë sezonet e fundit klubi liverpulas ka nxjerrë nga xhepi plot 500 milionë paundë stërlina për të forcuar ekipin dhe ka marrë 44 lojtarë. Edhe duke llogaritur lojtarët që janë transferuar në dalje, sërish shpenzimi neto arrin në 213 milionë paundë stërlina, dhe që të dyja këto shifra janë mbi harxhet që kanë bërë gjigandë të tillë si Reali i Madridit apo Bajerni i Mynihut në të njëjtën periudhë. Vetëm Mançester Junajtidi ka një deficit më të madh në Premier Ligë këta 5 vjet, por Evertoni nuk mund të thuhet se po i bën tifozët të lumtur. Pas humbjes së fundit në derbin me Liverpulin, 1-4 në “Gudison Park”, tifozët shpërthyen duke kërkuar së pari largimin e drejtuesve dhe pastaj të trajnerit Rafa Benitez e të lojtarëve. Edhe pse sezonet e fundit, ekipi ka pasur trajnerë të njohur që kanë fituar Championsin si Ançelotin apo Benitezin, sërish asgjë e mirë nuk ka dalë nga kjo.

Sfidanti.al