Harrohet dueli Hamilton-Verstapen nga rreziku për jetën e Leklerkut!

Në fund të fundit mbetet një sport shpejtësie. Formula 1 ka ndryshime të mëdha që nga koha e vdekjes tragjike të Airton Senës, veçse aksidentet e frikshme nuk mund të shmangen. Ai i Sharl Leklerkut që shkatërroi Ferrarin e tij në bordurat e pistës së re të Arabisë Saudite (me shpejtësi rreth 250 km në orë) na kujtoi edhe përplasjen mes Hamiltonit dhe Verstapenit në Itali që rrezikoi jetën e anglezit. Leklerku doli pa probleme nga makina sepse “raketat” e Formula 1 sot janë shumë më të sigurta se dikur, por në të ardhmen nuk i dihet.Ky aksident sikur nxorri në plan të dytë luftën për titull mes Maks Verstapenit dhe Ljuis Hamiltonit. Anglezi i Mercedesit ishte më i shpejti me kohën 1’29”018, pak më i shpejtë se Valteri Botas, ndërsa holandezi i Red Bullit doli në vend të katërt me rreth 2 të dhjetat vonesë. Verstapen kryeson renditjen e Botërorit me 8 pikë epërsi kur mbeten edhe dy gara deri në përfundim të sezonit.

Sfidanti.al