Në Europë kaq pikë mund të quhen të mjaftueshme për një skuadër në një ndeshje, edhe pse shpesh shënohet më shumë, por në NBA flasim për një botë tjetër. Nëse në Euroligë, një mbëmje më parë, patëm rezultatin 72-70 për Realin e Madridit ndaj Makabit të Tel Avivit, në basketbollin amerikan ishte 73 pikë diferenca në fitoren e Memfisit kundër Oklahomës. Shprehja jonë popullore është që “gjetën një kalë të ngordhur”, e ndoshta është e vërtetë, por gjithsesi rekordi mbetet. Memfis Grizlis fituan me shifrat 152-79 duke thyer rekordin e mërparshëm të Klivlend Kavaliersave në 1991, që fituan 148-80 ndaj Majemi Hitit, duke pasur rekordin me 68 pikë diferencë. Memfisi po zhvillon një sezon të mirë duke qenë në vend të 5-të në Perëndim me 12 fitore e 10 humbje.
Sfidanti.al