Lajmi ishte për dy ndeshjet e Championsit, Bajern-Barcelona dhe Lajpcig-Mançester Siti, por gjithçka mund të amplifikohet. Gjermania po merr masa kufizuese pas shtimit të rasteve të reja me koronavirus dhe rritjes së viktimave, dhe pas sfidave të Ligës së Kampionëve ndaj kundërshtarëve angleze, autoritetet do të mbyllin dyert e stadiumeve edhe për ndeshjet e Bundesligës. Bavaria dhe Saksonia e kanë marrë tashmë vendimin, ndërsa pritet se çfarë do të bëjnë landet e tjera gjermane. “Sa e vështirë të luash sërish përpara tribunave të boshatisura, – tha anëtari i bordit i Bajernit, Jan Drezen, – pa tifozë futbolli është i bukur vetëm përgjysmë, pa folur për pasojat financiare. Gjithsesi, duhet ta pranojmë vendimin”.
Sfidanti.al