Vllaznia kalon provën “Teuta”, Dinamo nuk mbyll dot “rubinetat” e golit!

Shkodranët janë si puna e atyre njerëzve që sapo e kalojnë një sëmundje, bëhen menjëherë të fortë e të papërmbajtshëm. Vllaznia që pretendoi titullin sezonin e kaluar në Superligë, sapo u rikthye nga Kategoria e Parë, ëshrtë sërish në ato “ujëra” siç e tregoi edhe barazimi me Teutën. Përfundoi 1-1 jashtë fushe (edhe pse ishte neutrale) dhe skuadra e trajnerit Tomas Brdariç përballoi faktin që luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 34-ët pas përjashtimit të Aralicës. Gjithsesi, shkodranët luajtën më mirë edhe në inferioritet dhe iu përgjigjën golit të Gjorgjevit duke barazuar me Latifin.

E kundërta me Dinamon, e cila gjithashtu u kthye nga Kategoria e Parë, por që nuk po e bën dot “vezën” e Vllaznisë. Blutë e kryeqytetit u mundën sërish me shumë gola, 0-5 në fushën e Laçit, duke treguar se kur nis rrëzimi nuk arrijnë që ta ndalin. i ndodhi në disfatën 3-6 në Shkodër dhe 0-4 me Tiranën, edhe pse pati një sukses në eleminimin e bardhebluve nga Kupa. Trajneri Shkëmbi i ka pozitat të lëkundura, edhe pse është vetëm 3 pikë larg vendit të tretë.

Java 11: Teuta-Vllaznia 1-1, Laçi-Dinamo 5-0; të shtunën, 13:45: Egnatia-Tirana, Kastrioti-Kukësi; Partizani-Skënderbeu, 16:45.

Sfidanti.al