Dyshimet për Juven dhe CR7-ën: Nëse merret vesh, na hidhen në fyt!

Këto janë fjalë të thëna në telefon nga njerëz të klubit torinez dhe që janë përgjuar nga prokuroria e Torinos, dhe janë këto fjalë që nxitën dyshimet për të nisur hetimin për Juventusin. Fjala është për një kontratë të fshehtë të dyshuar që është bërë për Kristiano Ronaldon, ndërsa piemontezët rrezikojnë dënim të rëndë. Vetë Ronaldo mund të thirret për të dëshmuar, ndërsa deri tani janë 7 zyrtarë të klubit nën hetim, bashkë me presidentin Anjeli, pastaj Nedvedin, Paratiçin, Çerraton dhe Bertolën. Telefonata e përgjuar është mes avokatit Gabazio dhe Kerubinit, që është pikasur nga Policia Financiare. “Nëse kjo letër bëhet publike, do të na hidhen në fyt për bilancin”, – janë fjalët misterioze dhe fatale.

Sfidanti.al