“Dimri i vetmisë së madhe” në stolin kuqezi! Po si do të vazhdojë filmi…

Disa muaj më parë, tamam tamam fill pas Europianit, të gjithë donin të preknin tokën e “shenjtë” kuqezi, e cila shpesh mbulohej me tapete të kuq dhe me përkëdheli që kalonin orbitën e një ekipi modest. Si mund të harrohet një frazë e rrallë, prepotente dhe aspak e logjikshme: “Shqipëria ka marrë fytyrën e futbollit dhe nuk ka asnjë vlerë tjetër”. Disa muaj kanë kanë kaluar dhe tapeti ka ndryshuar ngjyrë, nuk është i kuq por i zi, dhe heronjtë kanë ndryshuar moral, po ikin njëri pas tjetrit  duke e lënë vetëm trajnerin De Biazi. “Dimri i vetmisë së madhe” mund të përshtatet pa frikë kur shikon italianin që tradhëtohet nga të gjithë, nga shqiptarët e stafit, Bushi dhe Bogdani, por edhe nga miku i tij i përkëdhelur, njeriu që i ra kambanës për një projekt të paparë, Paolo Tramezani, dhe pas dy ditesh ia mbathi. Prej kohësh kishim frikë se mos na merrnin trajnerin ekipe nga e gjithë bota, ndërsa ndodhi e kundërta…ikën të gjithë dhe mbeti i vetëm De Biazi. Trajneri dhe presidenti i tij, dyshja që po lodhet dhe sfilitet që ta fiksoje orën vetëm tek ndeshjet e Francës, tek kulmi i “revolucionit”, pa e vrarë fare se po luajmë një sezon të dyshuar edhe moralisht.Dhe kjo, sapo kujton ndeshjen habitore me Izraelin, apo ndeshjen me Spanjën kur përjetuam ne nje stadium tw ri kthimin në futbollin e vjeter..

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me ndeshjet e tjera, veçse ikjet në masë nga ekipi i “ëndërrave” vetem  ca muaj më parë, është një lloj paralajmërimi i kobshëm. Pas lotëve të Tramezanit ne Rinas, një largim spektakolar kur mendon  se erdhi si ndihmës dhe iku si “profesor” , do të kujtonim edhe një frazë: “ Nuk di çfarë do të bëjë De Biazi, do të rri apo do të iki”. Si nje  film i pashijuar në 4 mandatet e presidentit, ndërsa kujton se zakonisht, paraardhësit e tyre i kemi tradhëtuar  ne dhe as që mendohej se do të vinte një ditë e bukur, ku njerëzit të na linin dopjo gjashten..  Si ka mundësi kjo idiotësi profesionale kur jemi në mes të sezonit?  Dikush, nga brenda mureve kuqezi, mund të lëshonte pa teklif ate shprehjen ngushëlluese “ Ne jemi ekip presidenti dhe jo ekip trajnerësh”. Një e vërtetë e hidhur, edhe pse italianët nuk aktruan keq.

Sfidanti.al