Niko Rosberg vërtet i ka dhënë fund karrierës, madje si kampion i botës, por ai kërkoi t’i plotësohej edhe një dëshirë e fundit përpara sesa të largohej një herë e mirë nga bota e Formula 1. Piloti gjerman u ngjit edhe një herë në makinën Mercedes F1Ë07 Hybrid për të realizuar të paktën edhe një xhiro të shpejtë. Kjo ishte xhiroja e tij e fundit, dhe ai e bëri atë për të bërë një “foto të shpejtësisë së lartë”, pra një “selfi” të nivelit të Formula 1. Gjermani 31-vjeçar u ndihmua nga kamera në makinë për ta bërë foton dhe pastaj vazhdoi të pilotonte me shpejtësi. Ai doli kampion i botës në konkurrim me Ljuis Hamiltonin dhe lajmëroi fundin e karrierës pak ditë më vonë. Mercedesi ende nuk e ka zgjedhur pasardhësin, gjë që mund të ndodhë në janar.