Ishte apo nuk ishte penallti për Tiranën? Kjo do të ishte pyetja më budallaqe pas ndeshjes Derbi, por të rritur me patologjinë e gabuar të fituesit dhe humbësit kemi mbyllur sytë dhe veshët nga frikërat që prodhojnë këto betejat që mbajnë në këmbë monumentin ..Derbi. Madje , ata që “studiojnë” gjenetikën e derbit , si ka lindur në nëpër botë, dhe si degradon dhuna në vendet ku zemërimi lidhet me vërfërinë, kanë shumë arsye që të jenë frikësuar nga laboratori që përgatiti ndeshjen e fundit.Aq sa, dhe ajo banderola e frikshme me varje njerëzish, për të cilën kontribuan të gjithë që të shpallej, dhe ata që e kishin menduar dhe ata që paguhen për ta ndalur, nuk paska qënë ligësia më e madhe. Kur dëgjon se ishin hapur edhe gropa të mbushura me lëndë piroteknike për t’i treguar palës armike se nuk është festë, por luftë, kupton se gropa e madhe ku po na fundos futbolli, akoma nuk po na zbulon fundin…
Duket se filmin e fushës e kemi mësuar pëmendësh. Kemi 5 vite që, tamam si në filmin “Kali i Trojës”, ku në fund vritet i dashuri i Helenës, dhe në filmin tonë “vritet” Tirana dhe fiton Partizani. Duket sikur sekreti i madh i ndeshjes është rezultati, por Derbi e ka shpërfillur prej kohësh ngjarjen e fushës. Loja e vërtetë, tejet e frikshme, aq sa luhet edhe me jetën e tifozëve, po përshkallëzohet në shkallët e stadiumit. Ajo shprehja që është bërë shumë e njohur nga përdorimi se derbi është më shumë i tifozëve se sa i futbollistëve, i dha “frytet e saj”. Tifzoët e pushtuan fushën dhe derbin me dhunë, gjakosën njeri- tjetrin, pa u kuptuar se një ngjarje tjetër, shumë e rëndë, diabolike, ishte shmanguar …minimi i fushës !
SfidaNTI.AL