Për fat, Niko Kovaçi ka alternativa “plot” për Bajernin në Europë

Dhimbjet e kokës në futboll qëllojnë pak si shpesh. Për trajnerin e Bajernit, Niko Kovaç, “migrena” e parë ishte dëmtimi i francezit Lukas Hernandez, i cili me gjasë do ta humbasë ndeshjen e Championsit ndaj Totenhemit. Kampioni 23-vjeçar i botës lëndoi gjurin në ndeshjen e së shtunës në Bundesligë, dhe ditën e djeshme nuk ishte në stërvitje me grupin, duke u mjaftuar me ushtrime individuale.

“Do të pres deri në fund”, – ishin fjalët e trajnerit kroat, që do ta donte francezin në fushë. Gjithsesi, edhe nëse “Zoti 80-milionësh” nuk do të kalonte testin, tek Bajerni nuk ka shumë vend për panik. Vërtet është larguar Mats Humels, por në krah të Niklas Zyles do të vendosej menjëherë ish-kampioni i botës, Zherom Boateng. Në krahun e majtë do të luante Alaba, i kthyer nga dëmtimi, ndërsa në të djathtë Kovaçi ka luksin që të zgjedhë mes Xhoshua Kimihut dhe Benzhamen Pavarit. Ndoshta Kimih mund të luajë në një pozicion tjetër. Së fundi, kroati Ivan Perishiç kalon ftohjen dhe vendoset nën urdhërat e trajnerit.

Sfidanti.al