Tuhel frenon Ikardin: Nuk e di kur do të jetë gati

Tomas Tuhel nuk e di kur do të jete gati Mauro Ikardi për të luajtur 90 minuta të plota. Trajneri gjerman e pohoi këtë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Ligës së Kampioneve me Gallatasarajin.

‘Për ne është gjithnjë një sfidë gjetja e zgjidhjeve, ishim të aftë të bënim një gjë të tillë edhe ndaj Realit të Madridit, të shohim këtë radhë-tha Tuhel-do të duhet të presim edhe rikthimin e Cupo Moting dhe Ikardit për gtë analizuar më mirë situatën. Nuk e di se kur do të jetë realish gati Ikardi. Sot u stërvit rregullisht pa pasur problem fizike, por janë disa muaj që ai nuk zbret në fushën e lojës dhe gjendja e tij është për t’u vlerësuar’.

Ikardi në fakt pas grumbullimit në skuadër për ndeshjen me Bordonë, por pa u aktuvizuar në këtë përballje, është pjesë e ekipit të Paris Sën Zhermenit edhe për sfidën e Ligës së Kampioneve ndaj ekipit turk.

Sfidanti.al