Derbin nuk e qasin në shtëpinë e futbollit, luhet në “barrake”

Hajde derbi, hajde ! Po kur thonë se Tirana – Dinamo kishte spektakël dhe tension. Siç duket në kohën e sotme, po arritëm ta përfundojmë ndeshjen, vlen  të quhet spektakël. Një Derbi që u luajt në një stadium që mezi mbahet në këmbë, që  koha dhe “babezia”  e ka lënë shumë pas, në Selman Stermasi. Dhe  kjo bëhet për një arsye madhore: Po të luash në stadiumin “Arena Kombëtare”, pale kur e mbiquajnë “shtëpia e futbollit”,  do të paguash gjobën që të tredh financiarisht … 10 mijë e 500 euro!

Kështu, më mirë në një stadium që po rrëzohet dita ditës , se sa një një stadium që të merr shpirtin… po t’ia prekësh barin. Ky barazim në Derbi , la shije të kundërt për  dy ekipet. Tiranës iu duk si humbje, ngaqë e uqajti te mbaruar punën,  kurse Dinamos i la shijen e “fitores”..sepse me 10 futbollistë gjeti golin që po e kërkonte më kot kur ishte me 11 vetë.

Pale kur kujton se trajneri Daja i bëri edhe një “nder” të fshehur Tiranës kur largoi nga fusha futbollistin e saj më krijues , më të rrezikshmin, Dejvi Bregun….

Sfidanti.al