Distria Krasniqi shpërthen në Francës duke fituar medaljen e artë në xhudo në Grand Slamin e Parisit, në kategorinë deri 52 kilogramë. Para rreth 15 mijë shikuesve në Accor Arena, Distria mposhti në finale spanjollen Ariane Toro Soler për 27 sekonda me një hedhje të bukur.Kjo medalje është e katërta e fituar në Paris, pas atyre të 2020, 2023 e 2024.
Distria ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti francezen, Alicia Marques. Në çerekfinale mposhti brazilianen Larissa Pimenta, ndërsa në gjysmëfinale francezen Amandine Buchard.
sfidanti.al

