Kohë më parë, kur fliste trajneri De Biazi në konferencat për shtyp, shfaqej Alban Bushi duke mbajtur shënime, sikur nuk donte të humbiste asgjë nga ato që do të thoshte italiani. Ajo që ndodh tani, është krejt u kundërta e skenarit. Flet Bushi dhe trajneri De Biazi, me hir dhe me pahir ,s’ duhet ta mungonte për të fiksuar ca shënime. Krisja e fundit kuqezi, ka ndodhur ditët e fundit, sapo Bushi ka komentuar mungesat “XXL” për ndeshjen me Italinë, kur në portë nuk do të jetë Berisha dhe në mbrojtje nuk do të jetë Mavraj. Ja fjalët me spond të Albanit: “ Nuk duhet të qajmë për mungesat, sidomos trajneri, sepse ka zgjidhje. Kukeli ka dhënë prova se mund të luajë edhe në mbrojtje..”. Fjalët e tij shkuan me shpejtësinë e dritës tek De Biazi dhe reagimi ishte si një skedinë e kapur: “ Ku e di Bushi që do të grumbullohet Kukeli për ndeshjen me Italinë?”
Në fakt, Bushi, në një farë mënyre, ka kapërcyer ylberin kuqezi, kur si trajner i Shpresës, kërkon t’i shtrëngojë edhe pak lakun te fyti trajnerit, në prag të një ndeshje që nuk është aq shumë e dëshirueshme sa e dinim. Kujtoni fjalët e De Biazit kur i fryhej Italisë së tij me poza pordhamane: “ Itali, kujdes kur të luash me Shqipërinë time, sidomos po të gënjeu mëndja se do ta kesh të lehtë”. Tani, më parë se të luaj kundër sulmuesve eksitues si Beloti dhe Insinje, apo një keqbërësi si Kandreva, De Biazi më parë duhet të luaj derbin me ish-ndihmësin e tij rebel, që edhe si trajner vartës nuk e harron zakonin. Ai, që një ditë të bukur, në një konferencë me gazetarët, u çua për të ikur më parë se i zoti, sa italiani nuk ia fali gjestin: “ Po ti, ku po shkon Alban? Unë nuk jam ngritur akoma..” Edhe sot, big-trajneri kuqezi, ka të drejtën e Zotit të pyesë me habi : “ Më thoni, a ka një trajner në botë, që drejton ekipin Shpresa, por guxon t’i japë këshilla shefit të tij?” Tek ne është krejt ndryshe. De Biazi, e ka mësuar aq mirë leksionin, sa kur flet Bushi i duket sikur dëgjon zërin e të madhit, të atij që nuk shfaqet më, por i ka për zemër këto situata alibike.
Sfidanti. al