Tirana dhe Partizani kanë 1000 arsye për ta mbajtur të ndezur armiqësinë e tyre në fushën e lojës, në një arenë për “jetë a vdekje” , ku publiku nga të dyja palët voton triumfin dhe nuk ia fal jetën..barazimit. Që fati e ndez edhe më shumë kundërshtinë e tyre historike, këtë e zbulon edhe bëma e fundit, tejet emancipuese për atë që kupton, ajo me 4 milionë euro të avulluara nga zyrtarët. Një shifër mbresëlënëse, e cila zbulon edhe çmimin e letargjisë së ekipeve të Superligës, më shumë akoma..zbulon edhe dashurinë bardheblu dhe armiqesine e kuqe për ata që komandojnë garën.
Tirana dhe Partizani krijojnë derbi edhe me qëndrimet e tyre të kundërta ndaj “ortekut të munguar financiar”, ndërsa bardheblutë mbrojnë deri në përulje Intitucionin, duke thënë me gjysmë zëri se FSHF është ndershme dhe e pazonja të vjedhë klubet, dhe Partizani, skuadra më rebele që kapërcen ylberin tradicional të kurajës klubeve, duke i kërcitur dhëmbët Federatës me ftesën provokative: do të takohemi në sallën e gjyqit! Përse Tirana e Rid Halilit kaq e urtë, dhe përse Partizani i Gaz Demit kaq sfidues? Shpjegimi zbulon se bardheblutë nuk thërrasin dot, as nuk tregojnë shpirtin rebel për shkak të detyrimeve të fshehura financiare që kanë me parinë drejtuese, aq sa ka mjaftuar për të lidhur gjuhën . Kurse me “demat” është ndryshe: ndihen të vjedhur dhe protesta e tyre kap qiellin e shtatë kur thonë se “ do ta zgjidhim në UEFA”.
Sfidanti.al