Cungu fiton.. do të largohet, Gjoka “humbës moral”flet për zemrën

Shije krejt të kundërta në dy ndeshje të Superligës. Tirana –Vllaznia, ka prekur fundin e detit për shkak të akuzes popullore për dorëzimin imoral të ndeshjes nga ana bardhebluve,  ndërkohë, kur Vllaznia-Flamurtari ka prekur qiellin e shtatë për shkak të alegrisë së lojës dhe golave që të mbanin gjallë deri në fund për të zbuluar fituesin e ndeshjes.  Ndeshja e parë, edhe pse një teatër i keq,  prapëseprapë, e lindi “lavdinë” e saj kur erdhi momenti i intervistave. Kulmi arriti me deklaratën e veteranit Allaçi që gjeti momentin më të gabuar për të ngritur flamurin e drejtësisë: “ E patë? Kjo ndeshje ishte një përgënjeshtrim për fjalët se.. do të ishte një teatër”.  Nëse kjo ndeshje nuk e mori klasën në lëndën e “mjeshtrisë së aktorit”, trajneri Nesti Gjoka  e siguroi një notë “kaluese” kur pat zgjedhur  keto fjalë dramatike: “ Ju thoni se ndeshja nuk ishte e vërtetë? Mua, sa s’po më plaste zemra kur tanët humbisnin raste, ndërsa ju dyshoni..”

Edhe në Shkodër, atje ku golat dhe loja kishin 100 arsye të shkaktonin festë,  pati një skenë “autogoli” gjatë intervistave të trajnerëve.  Trajneri Cungu, edhe pse fitues me meritë dhe kishte arsyen e madhe të hidhej përpjetë nga gëzimi dhe të festonte për fundin e një ndeshjeje dramatike,  me sy të përlotur, ka  hedhur nokaut shikuesit: “ Po mendoj largimin,  kam shumë presion”.  Tek ndeshja Tirana-Kukësi, ku të dy trajnerët Josa dhe Gjoka humbën me meritë nga morali i zanatit, askush nuk tha se po mendon largimin. Ndersa Cungu, edhe pse fiton një ndeshje që u përpi me një frymë nga pabesia e lojës, prish festën e javës duke trumbetuar ikjen. Cili thotë se kampionati ynë luhet pa skemë edhe kur në vend të topit është..mikrofoni.

Sfidanti.al