Zidan mendon në fushë “ekipin festiv” ndaj Napolit në Champions!

Vetëm një “gur” mungon që “mozaiku” të jetë ai më i shkëlqyeri. Në mungesë të tij, gjithsesi, Zinedin Zidan do të hedhë në fushë gjithë lojtarët më të shquar që ka në dispozicion kur të vijë ndeshja ndaj Napolit për Ligën e Kampionëve në “Santiago Bernabeu”. Me Kejlor Navasin në portë, Sergio Ramosin e Varanin në qendër të mbrojtjes, Marselo e Karvahal në krahët e mbrojtjes, dhe me tre mesfushorë si Kasemiro, Modriç e Kros.

Në sulm, së bashku me Kristiano Ronaldon, do të jenë Karim Benzema (i preferuar ndaj Moratës) dhe Lukas Vaskes, ose Isko. Do të ishte hera e parë që këta lojtarë do të luanin së bashku që nga 21 janari, kur Reali fitoi 2-0 ndaj Malagës. Mungesa e vetme “galaktike” do të jetë ajo e Garet Bejlit, që shpresohet të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit në Itali. Treshja BBC nuk luan bashkë prej 100 ditësh dhe do të duhet të presë edhe ca.

Sfidanti.al