Sikur  Serena Uiliams të ishte mashkull, do të flitej ndryshe

Serena Uiliams thotë se për të do të flisnin më shumë, po të ishte sportist mashkull. Të njëjtin mendim ka edhe ish-tenisti nr. 1 Endi Rodik. “Ajo është spportistja më e mirë dhe për të duhet të flitet njëlloj, sikurse flitet për Majkëll Xhordanin dhe Muhamet Ailun, por kam mendimin se për të nuk flitet shumë, pasi ajo është femër. Unë e njoh atë, qëkur ajo ishte 8 ose 9 vjeçe. Duket shumë e pazakontë që një vajzë që dikur është stërvitur pranë meje, tani, është bërë legjendë dhe ndjej kënaqësi të madhe që ajo është më e mira në historinë e këtij sporti”, vuri në dukje Rodiku.

Sfidanti.al