Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk e pranon nokautin edhe pse ndeshjen e parë e humbi keqazi me presidentin Duka. Dhe çfarë humbje spektakolare për nga logjika? Humbi duke qënë fitues 3 apo 4 herë me ligjin , por nuk kishte me vete Maliqin. Po cili ishte “Maliqi”? Nëse ndeshja midis shefave të vegjël nuk do të ishte trukuar nga vetë shefi i madh, Rama, gjë që kryetari Veliaj ka frikë ta thotë publikisht, presidenti Duka nuk do të vazhdonte ta gëzonte epitetin “ korruptuesi i pavdekshëm”
Tamam këto ditë, kryetari Veliaj e ka ndezur fitilin e akuzave , siç ishte parashikuar edhe nga “bastet ilegale”, ndaj presidentit Duka. Ishte thënë se “loja e madhe” për fronin s’kishte mbaruar, sepse halli më i madh ishte “triumfi” në finalen e Konferencë Ligës. Dhe ja ku plasi prapë sherri , dhe një djall e di çfarë skenari na pret këtë radhë…
Na duket si një ndeshje bilardo, ku mjeshtri godet bilën me numër 7 për të futur në gropë bilën me numër 15 dhe Veliaj goditi presidentin Halili të Tiranës fillimisht, pastaj të groposte edhe “bilën e madhe”, Dukën. Fjalët e tij pak a shumë kanë shkaktuar bujën e radhës: paratë e titullit kampion do t’ia kalojë vetë futbollistëve në bankë, pasi presidenti Halili i përdor për familjen e tij!
Sikur ta kishte lëshuar për Dukën këtë akuzë, do të ishte disi më e besueshme, por çfarë fiton një president që ka shpenzuar miliona euro tërë këto vite, kur Bashkia jep 15 milion lekë të reja ! Kur të gjithë presidentët janë futur me kokë dhe me kohë në gropën e madhe thithëse të futbollit, presidenti i presidentëve, Duka i panginjur , është i vetmi që ka 20 vite që është një superfitues mes humbësave të ..lumtur!
Sfidanti.al