De Biazi: Strakosha duhet të largohet nga Italia!

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare ka komentuar për mediat italiane situatën e portierit kuqezi, dhe i ka dhënë një këshillë në distancë. “Strakosha është një portier shumë i mirë, – u shpreh Xhani De Biazi për “TMU Radio”, – edhe pse duhet të përmirësohet edhe pak më shumë. Ai duhet të largohet nga Italia që të jetë i qetë me veten e tij. Në Itali ka shumë presion nga presidentët, trajnerët dhe agjentët”. Pritet që Strakosha të shkojë në Angli, ndonëse fillimisht u fol për Fulhamin, pastaj për Njukasëllin e tani për Çelsin, por deri tani nuk është bërë gjë.

Sfidanti.al