Ndarja ishte e dhimbshme pas 15 viteve, por Nagelsmani gjen dashurinë e re!

Së pari le t’i urojmë fat dhe lumturi në jetën private, po ashtu edhe në karrierën si trajner. Julian Nagelsmani nuk e pati aspak të lehtë sezonin 2021-2022, edhe pse fitoi Bundesligën me Bajernin, sepse dështoi keq në Champions dhe u nda nga gruaja. Burri 34-vjeçar kishte 15 vjet lidhje me një tjetër femër, Verenën, që u bë gruaja e tij në 2018. Gjithsesi, plagët ndoshta kanë nisur të shërohen vetëm pak javë pasi u hapën, sepse Nagelsmani u fotografua në plazhet e Ibicës në Spanjë me dashurinë e tij të re. Kjo është gazetarja e “Bildit”, Lena Vurcenberger, 30 vjeç. Në të vërtetë, në Gjermani dhe në Bavari sidomos është shkruar shumë për këtë lidhje që kur “Bildi” lajmëroi që Vurcenbergu nuk do të ishte më gazetare e Bajernit.

Sfidanti.al