Kryeministri Rama ka bërë thirrje që të bëjmë tifo për Romën sot në mbrëmje ! Ambasadori i Holandës në Tiranë, zoti Vos, ka bindjen se do të fitojë Fejnordi dhe shqiptarët duhet të bëhen me fituesit. Nëse do të besonim tek bestytnitë sportive, le të urojmë që zoti Rama të mos ketë veshur fanellën e Romës kur të luhet finalja në mbrëmje , ngaqë gjithë “dashuritë” e tij Bajerni, Juventusi dhe Italia e pësuan sa herë që shefi shqiptar veshi “petkun e tyre”.
Roma apo Fejnordi ? Rama na thotë bëhuni “italianë” për 90 minuta, ambasadori na fal “pasaportë holandeze”, por “Air Albania” , duam apo s’duam, do të këndojë himnin romak të futbollit “ Grazie Roma”. Shumica do të jenë me Romën, kuptohet jo se kanë marrë urdhër nga shefi politik, por se i kanë rrënjët sportive të zhytura thellë në historinë e futbollit Italian..
Dhe kur nuk janë të dashurat e zemrës si Milani, Juventusi apo Interi, Roma është një zgjedhje ideale për 90 minuta. Apo kur dëgjon edhe mjeshtrin e madh të topit, Françesko Totin , të thotë: “Sa do të desha ta luaja këtë finale në Tiranë…”
Sfidanti.al