Mbape: Ëndrra për Realin nuk ka përfunduar, por i thashë “Po” Francës!

Duket se paskan punuar fort që të gjitha hallkat, që nga presidenti i vendit Emanuel Makron, te trajneri i kombëtares Didie Deshamp, tek presidenti i PSG-së, Al Helaifi, tek trajneri Poçetino, pse jo duke arritur edhe tek Zinedin Zidan (ndoshta). Që të gjithë e kanë bindur Kilian Mbapenë se duke qendruar tek Paris SG, ai do t’i thoshtë “Po” Francës, dhe këto fjalë sulmuesi 23-vjeçar i tha gjatë shpjegimit përpara mediat ndërsa prezantohej me kontratën e re. “Nuk i thashë “Jo” Realit, i thashë “Po” Francës, – tha ai, – ëndrra për Realin nuk ka përfunduar, por aktualisht kam firmosur për 3 vjet këtu. Nuk dihet se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”. Mbapeja sqaroi se arsyeja kryesore që pranoi PSG-në ishte se u vendos në qendër të projektit të klubit.

Sfidanti.al