Donçiç po kritikohet, por statistikat e tij në NBA janë jashtë normales

Superylli slloven e pranoi se ai dhe Dallasi nuk ishin ende në nivelin e duhur për në plej of, ndaj edhe po ndodh që po munden nga Golden Stejti pa asnjë problem. Ish-kampionët e trefishtë të viteve të fundit janë në epërs 3-0 me fitore në finalen e Konferencës Perëndimore, pra vetëm një hap larg finales së madhe të NBA-së. Luka Donçiç po kritikohet, por nëse shikon statistikat e tij në këtë plej of, ato nuk janë aspak normale. Ai ka mesatarisht për ndeshje 32.5 pikë, 9.1 topa në tabela, 8.1 asiste, 1.6 vjedhje, 48 për qind saktësi nga aksioni dhe 37 për qind për tri pikë. Vetëm Majkëll Xhordani ka pasur mesatare më të mirë në karrierë gjatë plej ofit. Po ashtu, ai ka 7 ndeshje me 40 pikë të shënuara në plej of pa mbushur 25 vjeç, dhe vetëm Lebron Xhejmsi ka më shumë në këtë moshë, 8. Donçiç ishte i shkëlqyer në duelin gjysmëfinal në Perëndim ndaj Feniksit. Ai ishte shënuesi më i mirë i Dallasit me 228 pikë ndaj 164 të Bukerit, pati 69 topa në tabela ndaj 57 të Ejtonit, 49 asistë ndaj 40 të një mjeshtri si Kris Pol dhe 15 vjedhje topash ndaj 9 të Brixhsit.

Sfidanti.al