Guardiola imiton Ançelotin me puro në gojë, por është ende larg Fergusonit!

I ka rreshtuar 10 tituj kampion, diçka shumë, shumë pak trajnerë e kanë bërë në karrierë. i tillë Pep Guardiola që fitoi kampionatin e 4-ët anglez me Mançester Sitin, që i shtohet nga 3 të fituara me Barcelonën e Bajernin. Në total ka 32 trofe duke lënë pas Zhoze Murinjon e padyshim Karlo Ançelotin (të cilin e imitoi duke ndezur një puro në festën e titullit) e Jurgen Klopin, në listën e trajnerëve më të suksesshëm të epokës. Ai ka lënë pas edhe një legjendë të stolit si Migel Munjozin e Realit të Madridit që kishte arritur 9 tituj kampion dhe 2 Champions (po aq sa Pepi), ndërsa më herët kishte kaluar Xhovani Trapatonin që ka fituar 7 kampionate. Gjithsesi, edhe Guardiola duhet të heqë kapelen dhe të heqë shpresën se mund të arrijë Sër Aleks Fergusonin. Skocezi i madh ka fituar 13 tituj kampion me Mançester Junajtidin, si dhe 3 tituj në Skoci me Aberdinin, pra 16 gjithsej, ndërsa titujt me Aberdinin janë të pakrahasueshëm me ndonjë gjë tjetër sepse u fituan kundër Rejnxhërsit dhe Sëlltikut. Në total, Fergusoni ka 48 trofe, një shifër që vështirë se katalanasi mund ta arrijë.

Sfidanti.al