Në Madrid standardet janë tepër të larta edhe për një president që ka fituar gjithçka. Florentino Perez është ndoshta i dyti president më fitues i Realit pas Santiago Bernabeut, por edhe për të nuk kursehen kritikat kur pëson ndonjë dështim të madh. i tillë ishte ai që kreu i klubit pësoi me Kilian Mbapenë, që në sekondat e fundit refuzoi Realin dhe qendroi tek Paris SG. Në të përditshme “Marka” pati opinione me kritika për miliarderin e ndërtimit, që u cilësua më “i turpshëm” sesa duhet në mënyrën sesi u soll në këtë rast. Al Helaifi u cilësua me këmbëngulës, më i guximshëm, më “i pacipë” duke e bindur më në fund kampionin e botës, ndërsa Perezi u soll si një “kalorës” që beson tek fjala e dhënë e tjetrit. Me gjasë, Perezi do të dijë të përgjigjet me një goditje të madhe në treg, ndonëse e humbi edhe Erling Halandin.
Sfidanti.al