Marash Kumbulla, thirrje tifozëve: Ju pres në stadium, forca Roma!

Është në sezonin e dytë në “Qytetin e Përjetshëm” e ndoshta ka ardhur momenti i tij. Marash Kumbulla vjen me emocione të mëdha në finalen e Ligës së Konferencës sepse kjo sfidë luhet në “Arenën Air Albania” në Tiranë, pra në Shqipërinë e tij. Për këtë arsye, mbrojtësi kuqezi ka një mesazh për tifozët, madje jo vetëm për ata të Romës, por sidomos për shqiptarët. “Po kthehem në shtëpi, – tha Kumbulla, – na përkrahni në “Air Albania” në Tiranë! Forca Roma!” Pasi shkëlqeu tek Verona në moshë adoleshence, 22-vjeçari u bashkua me Romën sezonin e kaluar, nën drejtimin e trajnerit Paulo Souza, ndërsa fillimisht pati probleme me teknikun e ri, të shquarin, Zhoze Murinjo. Gjithsesi, me sakrifica dhe punë, qendërmbrojtësi kuqezi ia doli të fitonte besimin e trajnerit portugez dhe gjatë këtij viti ka luajtur shumë më tepër. Shpresa e madhe e Kumbullës është që të jetë titullarë në finalen e Tiranës dhe sidomos që trofeu të jetë i Romës. Skuadra italiane pas një sezoni të shkëlqyer në Europë, do të ndeshet në “Arenën Air Albania” me Fejënordin holandez.

Sfidanti.al