Alfonso Dejvis-Zhordin Huitema, le t’i lemë arsyet dhe të mërzitemi që një çift si ky arriti dhe u nda!

Lidhja e tyre ishte e gjatë duke pasur parasysh moshën, sepse që të dy janë nga 21 vjeç. Alfonso Dejvis, futbollisti i Bajernit, dhe Zhordin Huitema, futbolliste e Paris SG, nuk janë më në dashuri me njëri-tjetrin pasi ishin të lidhur prej 5 vitesh. Një dyshe shumë simpatike dhe e përzier lidhur me ngjyrën e lëkurës, që dashurinë e nisën që në Kanada dhe e vazhduan në Europë. Pati shumë thashetheme sikur Alfonsoja u mërzit që e dashura e tradhëtonte, por ai vetë i hodhi poshtë këto zëra. “Po, ne jemi ndarë, por ato që thuhen për të janë gënjeshtra, – shkruajti ai, – Zhordini është shumë e mirë dhe unë e respektoj”. Me gjasë, ndarje të tilla vijnë për shkak të karrierës, sepse ata kanë pasur shumë pak kohë për të qendruar së bashku, duke qenë njëri në Mynih dhe tjetra në Paris.

Sfidanti.al