Çfarë ndodhi në Kiev me Skënderbeun?Mallkuar qoftë “magjia” në pushim

E bukura dhe bisha! Ky ishte filmi i Skënderbeut në Kiev, ku e bukura ishte Skënderbeu në pjesën e parë dhe bisha ishte Dinamo e Kievit në pjesën e dytë. Një film që përsëritet shpesh në futbollin tonë, ngaqë edhe ekipi Kombëtar e ndan tortën e lojës si me thikë dhe pjesët s’ ngjajnë sikur janë të një 90 minutëshi. Çfarë ndodhi me Skënderbeun në Kiev,  pse ishte i logjikshëm dhe i shtruar në pjesën e parë, kurse në të dytën, dhe pse e kemi zakon të shëmtohemi, askush nuk priste aq konfuzion, gabime në vendosje dhe dhurata madhore,aq sa ne 5 minuta rrëzuam krejt pjesën e lavdishme të gjysmes së parë.S’ta rrok mëndja një ndryshim aq dramatik, ndaj shpreson ta mësosh “gralin” e përmbysjes nga  fjalët e trajnerit. Ai i Dinamos së Kievit, zoti Aleksander Kaskeviç është tipi që nuk zbulon “magjinë” që u ka bërë futbollistëve në pushim të ndeshjes, madje na qetëson më shumë kur pohon: “ Më mirë të mos e dini se çfarë u kam thënë futbollistëve në atë moment..” Ne shtypin vendas aludohet se thembra e Akilit, paska qene fraza: “ Nese s’keni tope te mundni Skenderbeun, mos dilni ne fushe ne pjesen e dyte”

Për hir të së vërtetës, edhe sikur fjalët e tij të kenë patur drogë në përmbajtje, ajo që ndodhi, s’mund të meritohet vetëm nga një trajner. Po trajneri Daja, ekipi i të cilit  humbi busullën dhe toruan pas pushimit, çfarë fjalësh zgjedhur për t’u thënë futbollistëve. Askush nuk e zbulon sekretin nga trajnerët, edhe pse secili është treguar i pafuqishëm për të ndikuar në ekip në një pjesë loje, vetëm me një ndryshim të “vogël” : ata bënë tre gola në të dytën, kurse ne vetëm një gol. Mund të thuhet se Daja e fitoi garën e sinqeritetit me kolegun e tij, kur pas ndeshjes , ka pranuar se “ Ne menduam se e fituam ndeshjen..”.  Edhe pse dihet botërisht se në futboll ndeshja minohet për 1 minutë dhe jo për 5 minuta siç ndodhi me tanët, në fillim të pjesës së dytë, prapëseprapë, na mjaftojnë vetëm 45 minuta, gjysma e ftohtë e pjatës, për  t’u vetshpallur fitues. Dhe nuk e kanë fajin vetëm futbollistët dhe trajneri që festuan para kohe,  sepse nuk kanë qënë të  vetëm. Kur Muzaka qeshte i lumtur në fund të pjesës së parë, qeshnin të gjithë nga ekrani, me idenë se iku dhe një Dinamo në “funeralin” e paracaktuar…

Sfidanti.al