Ku merren vesh hiletë e Murinjos, nënvlerëson edhe…Mançester Junajtidin?

Trajneri i Junajtidit, Zhoze Murinjo, nuk e konsideron ekipin e tij midis favoritëve për titullin e Ligës së Kampioneve. Ky trajner portugez thotë se klubet anglezë ndodhen në një pozicion që varet nga të tjerët dhe se ata kënaqen me kualifikimin në fazën e dytë! “Kam mendimin se Liga e Kampioneve për klube të tillë, si Reali i Madridit, Barcelona dhe Bajerni i Mynihut, fillon në shkurt. Tani, këta klube vetëm se po bëjnë nxemjen, ndërkohë që klubet anglezë po përpiqen që të mbijetojnë periudhën e pasdimrit.

“Ne i përkasim një niveli tjetër, atij të dytë. Ne mendojmë: ‘Hajde, të kalojmë njëherë fazën e grupit, hajde, të mbledhim pikë për fazën e dytë dhe, nëse arrijmë ta bëjmë këtë, atëherë, ne do të kemi fatin që të luajmë me të mëdhenjt’”, deklaroi Murinjo, qëllimi i vërtetë i të cilit vështirë se mund të kuptohet, nëse, me të vërtetë, është kështu, apo është ndonjë finte e radhës e “Specialit”?

Sfidantii.al