Nga mbledhës topash – te ruajtja e futbollistit më të shtrenjtë në botë!

Gjesti josportiv i Nejmarit, në ndeshjen e fundit të PSZH-së me Selltikun e Glasgout në kuadrin e LK-së, vazhdon të jetë temë qëndrore në median ‘Ishullore”, sidomos, mbasi futbollisti 18-vjeçar skocez, Antoni Rolston, të cilit futbollisti brazilian i lartpërmendur refuzoi që t’i jepte dorën mbas ndeshjes, tregoi historinë e tij prekëse. PSZH-ja, në fakt, tregoi edhe një herë tjetër fuqinë e saj, duke e mundur fare lehtë, 5-0, Selltikun në fushën e këtij të fundit. Por, sidoqoftë, vëmendjen e tërhoqi më shumë jo rezultati, por gjesti i Nejmarit që refuzoi t’i jepte dorën Rolstonit që iu afrua futbollistit brazilian që ta përshëndeste në fund të ndeshjes, por ai (Nejmari) refuzoi që t’ia jepte atij dorën.

Dhe ky futbollist i ri skocez, me këtë rast, bëri të ditur edhe historinë e tij prekëse që tregon se ai nuk e meritonte një sjellje të tillë nga Nejmari. Rolstoni është, me të vërtetë, fëmijë i rritur te Selltiku, pasi shumë vite me radhë, si fëmije, ai ka mbledhur topat mbas portës dhe këtë e ka bërë edhe para pesë vitesh, kur Selltiku mundi 2-1 Barcelonën në Ligën e Kampioneve. Kështu, mbasi ai, për shumë vite, i pa yjet e mëdhenj të futbollit nga jashtë fushës, tani iu dha shansi që të ndodhej brenda vijës anësorë, pra në fushë dhe, kështu, në debutimin e tij atij iu caktua detyra e ruajtjes së lojtarit më të shtrenjtë të botës!

Por, Rolstoni nuk u frikësua nga Nejmari, madje, në fund të pjesës së parë, pati edhe një duel verbal me futbollistin brazilian, kur sulmuesit të PSZH-së iu tregua kartoni i verdhë për simulim. Kështu që Rolstoni i qeshi në fytyrë Nejmarit, kurse ky i fundit i tregoi tre gishta, kur rezultati ishte 3-0. Mbas ndeshjes Rolstoni e harroi incidentin dhe iu afrua Nejmarit që t’i jepte dorën, por ky i fundit ende mbante inat!?

Sfdianti.al