Pyetja që bëhet në këto momente, sidomos nga ata që njohin kurthet në “ruletin kuqezi” të trajnerëve, është lakonike: ku gaboi Erion Bogdani? Përse e larguan vetëm “Bogun” nga grupi i trajnerëve “magjikë” , atje ku humbjet dhe golat e pësuar vijnë më shumë për mirë se sa për keq! . Dikush thotë se Erioni paska kapërcyer orbitën e besimit ndaj eprorit të madh, duke tradhëtuar “parimet” për të cilat betohen trajnerët, duke u prerë edhe ..gjuhën. Ka shumë hamendësime ngaqë edhe Bogdani nuk është “bomber” kur flet, madje ndodhet në tokë të huaj kur jep intervista. Aq i sforcuar, sa për ata që koleksionojnë shkarkimet dhe ngarkimet e reja kuqezi, ikja e tij konsiderohet disi rebeluese, pasi akoma nuk ka thënë frazën tradicionale të viktimave : “ Ishte fat të punoje me presidentin Duka..”
Dhe trajnerët tanë , sidomos atë të “shqipes”, e dinë fort mirë se skema e madhe e përpin skemën e lojës, sa muzika e golave më portën tonë kthehet në muzikë jete. Ndaj Bogdani dhe të tjerët para tij, largohen nga “piramidat” duke blerë heshtjen, me shpresën se një ditë meritojnë të kthehen në lojën që na gënjen në mes të diellit të gjithëve, por më shumë vetë ata…
Sfidanti.al