Mbi 13 000 km për të luajtur finalen e Libertadoresit

Fituesi do të ketë një favor, që nuk do të ketë nevojë të kthehet pa luajtur edhe Kupën e Botës për klubet. Me siguri, këtë ka menduar Federata e Futbollit e Amerikës së Jugut (CONMEBOL) kur përcaktoi Dohën e Katarit, si vendin për të luajtur finalen e dytë të Kupës Libertadores. River Plejt dhe Boka Juniors, pra, do të duhet të udhëtojnë mbi 13 000 km për të zhvilluar një ndeshje futbolli, një fluturim me avion që do të kërkojë 9 orë e 15 minuta, në kushte normale.

E gjitha kjo, pas dështimit të finales së dytë në stadiumin “Monumental” të Riverit, për shkak të sulmit të tifozëve vendas ndaj autobusit të skuadrës kundërshtare. Boka nuk donte ta luante fare finalen, dhe kërkoi trofeun në tavolinë, por besohet se do të bindet për të dalë në fushë. Fituesi do të luajë në Kupën e Botës për klubet, në një finale të mundshme ndaj Realit të Madridit, me konkurrimin në datat 12-22 dhjetor në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sfidanti.al