Kampion i botës doli sërish ai që ishte. Norvegjezi Magnus Karlsen triumfoi në finalen e madhe, në Londër, ndaj amerikanit Fabiano Karuana, pasi u luajtën 15 ndeshje. Dymbëdhjetë të parat e lanë rezultatin në barazim, por pastaj u luajtën ndeshjet e shpejta, me kohë të kufizuar dhe norvegjezi bëri diferencën. Ai sot është 27 vjeç, ndërsa është kampion i botës që në vitin 2013, kur ishte 22 vjeç.
Në po atë moshë, në 1985, u shpall kampion i botës Gari Kasparov, dhe rusi qendroi në fron për 15 vjet. Në total, Kasparovi e mbrojti titullin 6 herë, po aq sa legjendari Emanuel Lasker (27 vjet kampion), dhe po aq sa Anatoli Karpovi. Karlseni ka arritur në 4 mbrojtje titulli dhe padyshim që do të synojë më shumë.
Sfidanti.al