Spaleti: Barcelona? Si mund të dyshohet tek Mesi?

Nëse Barcelona toleron në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve ndaj Totenhemit, atëherë Interi eleminohet. Kjo është frika e madhe e tifozëve zikaltër, pasi skuadra e tyre nuk e ka në dorë fatin e saj, dhe nuk i mjafton fitorja në “San Siro” ndaj PSV-së. Gjithsesi, Luçiano Spaleti as nuk dëshiron ta mendojë se mund të ndodhë një gjë e tillë. “Flasim për Barcelonën, dhe në këto nivele nuk mund të mendohen gjëra të tilla, – u shpreh ai, – si mund të dyshohet tek Mesi? Ai dhe Suarez, apo edhe të tjerët, janë profesionistë të vërtetë”. Për më tepër, Barça nuk humb në Champions, në “Kamp Nou” prej 5 vitesh e gjysmë, që nga viti 2013, kur ia doli Bajerni.

Sfidanti.al