Shikoni foton e Kombetares pas Uellsit,  kane edhe nje tjeter pas ndeshjes me Skocinë po nuk e tregojnë…
Skemë përmbi skemë, ose mbivendosje skemash për  ndeshjen “e vogël” me Uellsin.  Presidenti Duka  përpiqet të luajë të sinqertin edhe pse nuk ka pikë talenti , duke thënë se në thellësi të kësaj fitoreje ishte dhe mbështetja e tij për Panuçin. Vetë Panuçi , pasi ka flakur në harresë turpin skocez, predikon në kishën e boshatisur nga besimtarët se futbollistët janë në anën e tij.  Të gjithë e dinë të vërtetën dhe askush nuk e thotë, se arbitri Jakimovski ishte “bomber” i vërtetë i kësaj ndeshjeje, i cili do të mbahet mend për vendimet e tij të “bekuara”. Sjellje e tij në fushë gjatë 90 minutave, sidomos në thelbin e kësaj ndeshjeje,  e  kapërceu  çuditshëm orbitën e diktimit në rezultat, aq sa thuhej  me ze të plotë: “ Pse nuk gjejnë gjithnjë arbitra të tillë këta shefat tanë…”
Jo si  ai i mallkuari me Skocinë ! Futbolli  jonë është i pabukur kur luhet në fushë, por loja në prapskenë është si një ekuacion për mëndjen popullore.  Edhe arbitri me Skocinë na paska ndihmuar në një mënyrë tjetër, disi ekonomike, , edhe pse porta jonë mblodhi 4 gola. Edhe pse lojatrët tanë e “gjëmonin” në fushë  për t’i treguar syve të botës  se humbja nuk ishte përgjegjësi e tyre, por më shumë e arbitrit. Po këtë herë, që arbitri i dha “asist’ Balës për golin, që u tregua “magjistar” kur avulloi një penallti flagrante për Uellsin,  pse nuk themi një fjalë të vetme, por lartësojmë shpirtin kuqezi panuçian,  që këtë herë e gjeti më në fund portën  se nga duhet të sulmonte…
Sfidanti. al 
    
