Zverevi e mund dhe e falenderon Gjokoviçin si ..mësues!

Aleksandër Zverevi dominoi dhe fitoi me meritë në ndeshjen finale të turneut përfundimtar të mjeshtrave që u zhvillua gjatë javës së kaluar në Londër, ku si kundërshtar ai kishte tenistin aktual nr.1 të botës, Novak Gjokoviç. Gjemani i natyralizuar, Zverev, luajti shkëlqyeshëm në të dy setet, duke e fituar ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 2-0 (6-4, 6-3) dhe duke triumfuar në turneun përfundimtar të Londrës, ku morën pjesë tetë tenistët më të mirë të botës.
“Unë dua t’i shpreh mirënjohjen time të madhe tenistit më të mirë të botës, Novak Gjokoviç. Unë vetëm se mund të them se kjo ishte një nga javët me të mira të tenisit të Noles, pavarësisht se ai u mund në finalen e këtij turneu. Më lejo mua që të të falënderoj, sepse, ti, më ke ndihmuar shumë, me gjithçka që më ke thënë, me këshilla, më ke motivuar. Të falënderoj që je sjell kaq në nivel të lartë me mua”, deklaroi Zverevi që u bë tenisti i parë gjerman mbas 23 vitesh që triumfon në turneun e mjeshtrave.
Sfidanti.al