Skandal në Ligën e Kampioneve: Gjyqtari i premton dy penallti futbollistit

Turqia ra nga Divizioni B një divizion më poshtë në kuadrin e Ligës së Kampioneve mbas humbjes 0-1 në fushën e vet nga Suedia, por, sidoqoftë, ajo ka bërë të ditur se do të paraqesë ankesë. Nga ana tjetër, pjesëtari i përfaqësueses suedeze, Markus Berg, bëri të ditur një fakt sa interesant, aq edhe skandaloz, se gjyqtari i ndeshjes i kishte premtuar atij dy penallti!
“Gjatë pauzës mes të dy pjesëve unë shkova te gjyqtari që t’i thosha atij se përse nuk më kishte dhënë penallti mbas faullit kundër meje në zonën e rreptësisë. Ai më tha se do të shikonte edhe një herë situatën në dhomën e zhveshjesh. ‘Nëse kam gabuar, unë do t’ju jap juve dy penallti gjatë pjesës së dytë’”, tregoi Bergu për bisedën e tij me gjyqtarin.
Gjyqtari rumun, në fakt, dha për ekipin vizitor (suedez) një penallti, të cilën e realizoi nga pika e 11-metërshit Grankvist në min. e 71-të.
Sfidanti.al